Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basket, SHBA fitore dhe rekord/ Ekipi amerikan i vajzave mund Panamanë me shifrat 131-12

schedule19:36 - 21 Qershor, 2025

schedule 19:36 - 21 Qershor, 2025

Skuadra e basketbollit të femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi një rekord të ri botëror në këtë sport, me fitoren ndaj Panamasë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror.

Vajzat amerikane triumfuan me shifrat 131 me 12, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror që e mbanin vetë.

Diferenca prej 119 pikësh ishte më e madhe sesa diferenca prej 111 pikësh në fitoren ndaj Republikës Domenikane në vitin 2009.

Skuadra amerikane, kampione e botës në fuqi, e nisi shumë fort ndeshjen duke arritur avantazhin 44-0 dhe nuk patën asnjë problem për të fituar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoriti për të fituar titullin në Botërorin që po zhvillohet në Gjermani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!