Në Komisionin për Çështjet Ligjore, kryetarët e bashkive kanë kërkuar disa ndryshime në buxhetin për pushtetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu deklaroi se duhet më shumë hapësirë në buxhet për investuar në institucionet sociale. Ai deklaroi se një tjetër problem është çështja e mirëmbajtjes së rrugëve që deri dje janë mirëmbajtur nga ARRSH.
“Shërbimet janë në rritje. Ajo që duhet thënë, duhet të ketë një studim për grantet e pakushtëzuara që jepen në rastet e shkollave dhe çerdheve. Duhet të kemi më shumë hapësirë që të investojmë në këto institucione sociale. Bashkia duhet të ndërhyjë herë pas here për rikonstruksionin e këtyre shkollave. Ka një problem me rentet minerale. Marrim vetëm 5%. bashkia duhet të ketë të paktën 25%. Një problem tjetër shqetësues janë disa rrugë që deri dje janë mirëmbajtur nga ARRSH. Janë kaluar te bashkitë me zero lekë. Kjo rëndon rëndë buxhetin e bashkisë. Disa segmente na kanë kaluar ne.
Të paktën gjysmën e saj t’ia kishin kaluar Bashkisë së Lezhës do kisha kryer punë. Menaxhimi për mbetjet është një problem që duhet parë me kujdes. Kostot e shërbimit 5-fishohen sepse ne marrin nga operatorët turistikë dhe banorët. Sasia e shtuar e turistëve është një kosto dhe shtim i sasive të mbetjeve që prodhohen. Kosto të reja për ton të çuara në landfill. Nuk është reflektuar në buxhetin lokal. Është reflektuar te ministria. Kjo nuk më duket e drejtë. Çfarë ka lidhje ministria? Koston e marrim ne. Nëse themi rritje duhet të themi që jemi Ok. Ne nuk i masim dot gjërat vetëm me rritje. Duhet të akordohet 4% nga Ministria e Mbrojtjes për çdo bashki. Duhet të shkojnë lekët aty ku është problemi dhe jo duke ju qasur të gjithëve njësoj. Duhet një shpërndarje e riskut. Këtu hyn dhe përmirësimi i performancës që duhet të bëjmë ne si bashki”, deklaroi Ndreu.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai u shpreh se duhet rishikim i nivelit të pagave për pushtetin lokal veçanërisht për ato që ndodhen larg qendrës, pasi rekrutimi i punonjësve është akoma më i vështirë.
“Do doja të ngrija problemin e nivelit të pagave për pushtetin lokal sidomos në bashkitë e lartë ku bëhet më e vështirë rekrutimi i punonjësve. E demotivon edhe niveli i pagave. Nuk e kam gjetur arsyen. Duke qenë se programohet edhe një rritje pagash do ishte mirë që të kenë një unifikim i nivelit të pagave apo një kompensim te rritja që do bëhet. Për bashki të vogla është 10 mln lekë te vjetra janë shumë dhe nuk mund t’i gjejë për t’i hedhur. Do doja të hiqej kufizimi për trashëgimin e fondeve nga një vit në tjetrin. Të mund t’i lihen njësisë që vetëqeverisjes vendore për buxhetin e vitit pasardhës”, tha Isai. /Abcnews.al