Bashkimi i PD? Xhaferaj: Berisha mos të jetë pjesë e garës. Gjata: Po nuk munde Berishën nuk ka zgjidhje

schedule21:27 - 22 Mars, 2022

schedule 21:27 - 22 Mars, 2022

Situata politike brenda selisë blu pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe kushtet e PD për grupin e Rithemelimit kanë qenë pikat e diskutimit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferaj dorëheqja e Bashës ishte e duhura pasi i hapi rrugë zgjidhjes për bashkim, duke shtuar se edhe Berisha duhet të bëjë hapa pas dhe mos kandidojë për kryetar partie.

Ai tha se 6 marsi ishte një tregues i qartë se as Berisha dhe as Basha nuk janë zgjidhje për PD-në.

Ndërkohë që për anëtarin e Komisionit të Rithemelimit Çlirim Gjata në demokraci është vota ajo që jep zgjidhje. Ai tha se nëse PD duhet të shohë përpara çdokush duhet të kandidojë dhe vota është ajo që do të nxjerrë fituesin.

Sipas tij nëse nuk mund Berishën nuk ka asnjë zgjidhje.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: A është zgjidhje rikthimi i Berishës?

Xhaferaj: Berisha është pjesë e problemit nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes.

Xhafo: Çfarë qëndrimi keni për deklaratën që ka 4 pika?

Xhaferaj: Ndoshta më shumë se të komentojmë deklaratën të komentojmë atë që tha Berisha të shohim realitetin në sy. Deklarata parashikonte atë që unë kam thënë përherë, që unë jam për zgjidhje. Deklarata është lëvizje për zgjidhje. Do isha gati të shkoja tek foltorja nëse do ishte zgjidhje. Unë do e nis aty ku e tha Berisha, 6 marsi ekspozoi shumë gjëra, kishte një kohezion të plotë që zoti Basha duhet të bënte hapa mbrapa, dhe ai e bëri. 6 marsi tregoi se Basha jo vetëm që nuk ishte në gjendje të mposhte Edi Ramën, por edhe lëvizjen që nisi para pak kohësh. Po kështu edhe foltorja u mund bindshëm nga qeveria. 6 marsi na tregoi se nëse duam zgjidhje duhet të shkojmë përtej Berishës.

Xhafo: Cili është mekanizmi i zgjidhje?

Xhaferaj: Ne kemi qenë më luajalë e kemi sfiduar më parë Bashën, pjesa tjetër e grupit që është nën foltoren janë të gjithë nën tutelën e Berishës. Në statutin e PD të vendoset një pikë që mos lidhet me individin por të lidhet me fenomenin. Një pikë e statutit të jetë që nuk ka kryetar që mund të ketë humbur dy herë zgjedhjet.

Gjata: Dëgjova propozimet për zgjidhje, jo për të debatuar për sherr por për të hapur rrethin e ujit. Te ato që propozoi zoti Xhaferi shoh zgjidhje mekanike, ku duhet të mbështetemi ne qoftë dhe në opinionet tona për të shkuar drejt zgjidhjes, që janë bashkim, por për të shkuar tek bashkimi pari i demokracisë janë shumica dhe vota. Shumica njihet pakica respektohet. Baza e të gjithave është vota e fshehtë. Ajo që e ribashkon PD-në, duke falur dhe harrur gjithë ato anti-amerikanizmat dhe duke shkuar drejt mekanizmit të votës. Të lejohen të gjithë të kandidojnë. Po nuk fitove kundër zotit Berisha kjo nuk është zgjidhje.

Xhaferaj: Po të shikosh retorikën e Çlirimit, argumenti qëndron dhe duket i besueshëm duke bërë analizën e pjesës dhe jo të së tjetrës. Për çfarë do konkurrojnë Basha dhe Berisha? Po kandidojnë për tu bërë kryetarë të PD. Problemi është se zoti Berisha që në 2013-n dha dorëheqjen sepse nuk e shihte veten si zgjidhje për PD.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!