Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar në një prononcim për mediat situatën e brendshme në selinë blu. Ndërkohë që Lulzim Basha dha dorëheqjen, grupi parlamentar po tenton të ribashkojë PD-në tashmë të ndarë në dy pjesë.
“Nuk e pranoj të thuhet se ky ka qenë qëndrimi zyrtar. Nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim. Kushte paraprake nuk mund të ketë. Duhet bërë një bisedë e thellë me një grup që i ka të gjtha ngjyrimet. Në atë grup mund të jetë dhe Berisha, negociata nuk nis me kushte. Kjo nuk do të thotë që kthehem pas 9 shtatorit. Nuk është qëndrimi im personal. Nuk e them dot para negociatave. Arti i negociatës nuk nis me kushtëzime paraprake. Nuk shkon kjo”, tha Duman në oborrin e Parlamentit. /abcnews.al

