Bashkimi i PD, gazetarët: Mund të arrihet, nëse nuk çohet përpara agjenda e Ramës

schedule14:47 - 21 Tetor, 2022

schedule 14:47 - 21 Tetor, 2022

Çështjet e aktualitetit dhe zhvillimet brenda opozitës kanë sjellë debate të shumta në studion e ABC Live. Të pranishmit në studio, gazetarët e njohur Arion Sulo dhe Bledian Koka në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri patën mendime shumë të ndryshme për fatin e bashkimit të PD dhe opozitës.

Për gazetarin Bledian Koka bashkimi është i mundshëm sepse ‘gjatë verës kanë ndodhur disa gjëra që ne nuk I kemi parë dhe kanë fryrë ca erëra që kanë ndryshuar dhe rrjedhën e drejtimit politik’.

Ndërkohë që Arion Sulo ka qenë shumë skeptik për ndonjë bashkim të mundshëm për shkak të zhvillimeve të tilla si pasinqeriteti, mungesa e votave etj.

Sipas tij ‘pjesën më të madhe të votave të 6 marsit e ka Z. Berisha, secili të marrë atë që i takon, të dalin me dy kandidatë, ata thonë që jemi Partia Demokratike dhe po presin vendimin e gjykatës’. Ndërkohë që Koka u shpreh që grupi ‘Alibeaj’ nuk kanë votat por kanë mbështetje të ndryshme nga mbështetja e bazës së PD.

Sipas tij ‘ata nuk kanë votat, por kanë një gjë shumë më të madhe sesa votat dhe deri në 2025 mund të bëjnë dëme shumë të mëdha’. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!