“Bashkimi i opozitës, çështje serioze”/ Çollaku: PD duhet të ruajë marrëdhënie të pacënueshme me SHBA!

schedule13:36 - 10 Janar, 2024

schedule 13:36 - 10 Janar, 2024

Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku në një intervistë në “Tirana Live”“ABC” theksoi se bashkimi i opozitës ëhstë një çështje serioze, duke theksuar se problemi kryesor i opozitës ka qenë përçarja.

Çollaku hodhi poshtë mundësinë e negociatave për bashkim, duke garantuar se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij tre nga faktorët kryesore që mund ta bëjnë PD të kthehet në qeverisje të vendit, është  bashkimi i votës së çdo demokrati, të ruajë marrëdhënie të pacënueshme me SHBA-në si edhe të mos ketë pjesë të saj asnjë individ të akuzuar nga drejtësia.

“Çështja e bashkimit të opozitës është një çështje shumë serioze. Nuk kam ndjekur çfarë ka thënë zoti Bardhi, por kam ndjekur çfarë ka thënë zoti Boçi. Ne duhet të ndajmë mendjen nëse jemi tradhtarët e opozitës, apo pjesë të një familje, por që kemi mendime të ndryshme. Këto lëvizje të pavëna në një bosht më duken joserioze. Unë i qëndroj linjës time, i kam qëndruar edhe para një viti. Problemi kryesor që opozita ka pasur në dy vite është përçarja e PD. Pa bashkimin e demokratëve në PD, asnjë formulë nuk mund të funksionojë. Që PD të jetë në qeverisje të vendit, i duhet bashkimi i votës së çdo demokrati, e dyta është të ruajë marrëdhënie të pacënueshme me SHBA, asnjë formulë e hapur apo e fshehur për ne nuk funksionon dhe e treta që individë të infektuar apo akuzuar nga drejtësia për korrupsion nuk duhet të jetë i pranishëm. Nuk kam merakun e bashkimit të 10 apo 20 deputetëve. Është spekulative të thuash se ka negociatë për bashkim sepse nuk ka aspak, dhe këtë e garantoj në mënyrë të sigurt. Ne refuzojmë të përfshihemi në një lojë e lagu apo se lagu, apo me flakadanë të hedhur në Kuvend. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur kauzën opozitare dhe se duam të theksojmë se loja në parlament me karrige të përmbysura nuk ka ndihmuar opozitën, por vetëm Edi Ramën. Dhe ka prodhuar vetëm një rregullore që është mbytëse për opozitës. Ne duhet të gjejmë rrugët që të bëjmë të efektshme opozitën tonë”, tha ai.

Kur do të flasë Basha?

Kreshnik Çollaku: Nuk është një pyetje që mund ti përgjigjem unë është një vendim personal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!