Bashkimi Europian prezanton planin e ri për palestinezët

schedule14:34 - 31 Janar, 2018

schedule 14:34 - 31 Janar, 2018

Bashkimi Europian prezantoi planin e ri për Palestinën në të cilin përfshihen mbi 42 milionë euro ndihma. Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesja e lartë e Unionit, Federika Mogerini, tha se mbështet shtetin e Palestinës dhe zgjidhjen e konfliktit me Izraelin.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini ka njoftuar një plan të ri për palestinezët prej 42.5 milionë euro. Konfirmimi i financimit ka ardhur me rastin e sesionit të jashtëzakonshëm të Komitetit të lidhjes Ad Hoc. Mogerini më pas në një konferencë për shtyp nënvizoi nevojën e një zgjidhje me dy shtete, e cila duhet të negociohet nga të gjitha palët.

“Ne duhet të mbajmë horizontin politik për zgjidhjen me dy shtete pasi ne besojmë se nuk ka alternativë tjetër që mund të e vlefshme dhe e qëndrueshme si dhe që mund të përmbushë aspirate e dy palëve, përfshirë shqetësimet e sigurisë së Izraelit. Ndërkohë, ne kemi shumë hapa praktikë që mund të përfitojmë”, shton përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Gjithashtu nënvizoi se SHBA është thelbësore për çfarëdolloj plani për paqe. Lidhur me qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për Jeruzalemin, Mogerini u shpreh: “Të presim dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Ky është një moment i vështirë”. Ndërkohë, në fund ajo nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e BE-së për shtetin e Palestinës. Ndërsa theksoi se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqytet i ndarë i dy shteteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!