“Bashkim operatorësh për lëvizjen e tregjeve”, Denaj: E para bashki që ka ‘përqafuar’ këtë ide është Divjaka

schedule21:17 - 30 Nëntor, 2023

schedule 21:17 - 30 Nëntor, 2023

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj përmendi idenë e bashkimit të operatorëve si një mundësi e mirë për lëvizjen e tregjeve. E ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ministrja e Bujqësisë theksoi se një ndër bashkitë që ka përqafuar këtë ide për bashkimin e operatorëve është Divjaka.

“Kjo është ideja e bashkimit të operatorëve që të kesh mundësi të planifikosh lëvizjen e tregjeve dhe sot ke mundësi sepse e ke vendosur një bazë, e vetmja nevojë është që këtë bazë ta standartizosh me cilësinë dhe ta rrisësh për ato tregje që të kanë përgjigjur këto produkte cilësore. Rritja e kapacitetit në investime, prandaj IPARD 3 është i domosdoshëm, përveç fondeve të investitorit apo të bankës, IPARD është ai që e bën atë si të thuash masën finale por të paktën informacioni ekziston dhe çfarë kërkohet. Për shembull Italia. Puglia pati një probelm i cili shkaktoi 20 milionë euro dëme, ai kishte tregje të brendshme të veta për të siguruar, u kthye tek Shqipëria.

Do të kishin marrë dyfishin nëse sasia e vajit të ullirit që iu ofrua ekspertëve italianë, që veçuan një masë të caktuar të vajit, i cili ishte ruajtur në bidona. Ne humbëm një mundësi por na erdhi një ndërgjegjësim i dytë se një treg tjetër mund të na e marrë. Nëse prodhuesit shqiptarë vazhdojnë e rrinë tek gastra e tyre, koperativa kishin bashkim asetesh. Këtu nuk po flasim për bashkim asetesh por interesash, nëse farën në atë zonë do ta mbjellësh sipas këtij protokolli dhe do të ndjekësh këtë proces të ujitjes, atëherë s’ke nevojë të bashkosh asetesh. Dhe një bashki, që ka dalë e para vullnetare për bashkimin e operatorëve është Divjaka. Ka identifikuar pasuri që ka në pronësi dhe thotë se nuk do t’i japë me qira. Josifi është më biznesmen dhe e kupton nevojën e bashkimit të operatorëve dhe mbi të gjitha kupton që në një bashki të vogël si Divjaka ai mund të nxjerrë të ardhura nga ajo pronë duke zhvilluar aktivitet bujqësor dhe duke e bashkuar me operatorët. Por duhet instrumenti, ndërthurja me skemat dhe një farë guide e cila i bën zinxhirët e vlerave të kenë dy tre përfituesit e parë.”, theksoi ministrja./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!