Tirana është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë. Kryebashkiaku Erion Veliaj mendimin e tij e ndau me studentët gjatë prezantimit të guidës studentore. Ndërkohë që i informoi ata se vitin që vjen në Tiranë do të nisin të funksionojneë autobuzët elektrikë.
Të rinjve që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur studimet e larta, bashkia do tu shpërndajë broshurën e mirëseardhjes. Bëhet fjalë për guidën orientuese të kryeqytetit, prezantimin e të cilës e bëri kryetari i bashkisë. Erion Veliaj gjithashtu bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të nisë të funksionojë edhe flota e parë e autobuzëve elektrikë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Vitin tjetër do fillojmë me autobusët elektrikë. Është një mënyrë shumë më komode për të përdorur transportin publik, sidomos tani që po bëjmë linjat e dedikuara jo vetëm për biçikletat, por duke filluar në unazë edhe për autobusët. Nëse doni të lëvizni në Tiranë është më mirë të përdorni një biçikletë”, tha Veliaj.
Ndërkohë, Veliaj cilësoi një lajm të mirë edhe vendimin për të hequr pikat e basteve nga qyteti, e për pasojë edhe nga Qyteti “Studenti”./abcnews.al