Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e kopshtit të ri nr. 58 në Kodër-Kamëz

schedule13:34 - 10 Prill, 2019

schedule 13:34 - 10 Prill, 2019

Shkolla “Nënë Tereza” në Kamzë do të ndërtohet me bekimin e komunitetit. Deklarata vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e kopshtit numër 58.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rindërtimin e  kopshtit nr. 58 në Kamzë. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet, ndërsa theksoi se një zonë e zaptuar po i kthehet banorëve.

“Ajo që duhet të kuptojmë është se interesi i shumicës është mbi interesin e pakicës. Zaptimi i kopshteve, i shkollave, i çerdheve, i kampuseve universitare, do të marrë fund. Po mbajmë fjalën sot për kopshtin, ndërkohë që do ta mbajmë me patjetër fjalën për shkollën “Nënë Tereza”, 9-vjeçare dhe gjimnaz, në Kodër-Kamëz. Kodër-Kamza nuk mund të jetë një xhep, nuk mund të jetë një zonë për të importuar vetëm protestues të dhunshëm”.

Realizimi i projektit është i panegociueshem u shpreh Veliaj, ndërsa tha se është i gatshëm që në bashkëpunim me Rektoratin të rishikohet hyrja e shkollës.

“Jam i gatshëm që të diskutoj me rektoratin hyrjen në pronën e bashkisë, te ndërtimi i shkollës; nëse duan hyrje më vete dhe nëse kanë alergji fëmijët, jam i gatshëm ta diskutoj dhe t’u garantoj një hyrje më vete, por nuk e negocioj fare ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”.

Veliaj tha se ndërtimi i shkollës “Nënë Tereza” është një detyrim që Bashkia e Tiranës i ka rreth 30 mijë banorëve të zonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!