Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 4 banesa në Floq

schedule16:45 - 7 Qershor, 2019

schedule 16:45 - 7 Qershor, 2019

Bashkia e Tiranës do kontribuojë në ndërtimin e 4 banesave në fshatin Floq në Korçë. Kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak tha se do jetë një nismë në bashkëpunim me qeverinë. Veliaj gjithashtu tha se janë lëshuar 10 mijë larta të studentit.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë, do i vijë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmetet në Korçë, duke ndërtuar 4 banesa në Floq. Lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Veliaj tha se ky vendim është jashtë rendit të Bashkisë së Tiranës, por është përgjigje ndaj kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Kryebashkiaku kërkoi solidarizimin e bashkive të tjera në vend për qytetarët e prekur nga tërmetet e shumta në Korçë. Veliaj gjithashtu njoftoi se  janë lëshuar 10 mijë karta të studentit, duke i ofruar studentëve 40 shërbime, ndërsa tha se deri në fund të verës do të shkojnë deri në 100 shërbime.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryetari Veliaj sulmoi opozitën, për mbështetjen që i ka dhënë banorëve në zonën e bregut të lumit për ndërtimet paleje. Ai i kujtoi se projektet që ka nisur nuk do të bllokohen, por do të ndihmojë 155 familje e prekura nga përmbytjet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!