Bashkia e Lezhës: Ja kur hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit

schedule18:43 - 3 Nëntor, 2021

schedule 18:43 - 3 Nëntor, 2021

Më 18 nëntor do të hidhet në Bashkinë e Lezhës, shorti i parë përfituesit e apartamenteve të banimit në objektet e reja të rindërtuara për familjet e prekura nga tërmeti. Bashkia e Lezhës në një njoftim për media bën me dije se përfituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.

Njoftimi i Bashkisë Lezhë

  1. Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin në njësite e banimit në objektët e reja të rindertuara në Lagjen “Besélidhja”, rruga “Lissus”, në datën 18.11.2021, ora 10:00, në ambientet e Salles së Këshillit te Bashkisë Lezhë, Pallati i Kultures, Kati i Dyte, Sheshi “Gjergj Kastrioti”.
  2. Shorti konsiston në përzgjedhjen rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatëse takuese.
  3. Ky njoftim bashkë me listen e përfituesve të miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Lezhë, faqen zytare të Bashkisë (linku me poshte)dhe mediat audiovizive.
  4. Perfituesit do të njoftohen edhe individualisht nga Bashkia Lezhë për datën dhe oren e zhvillimit te shorteut për secilin subjekt të renditur në listën përfituese.
  5. Bashkelidhur kêtij njofimi lista e përfituesve të përcaktuar sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 152, datë 28.10.2021

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!