“Bashkia e Durrësit po përdoret si pronë”, Cara: Betejën nuk e kam me Sakon

schedule17:52 - 6 Prill, 2023

schedule 17:52 - 6 Prill, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara tha se betejën nuk e ka me Emiriana Sakon por me Vangjush Dakon. Gjatë intervistës për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj, ai tha se duhet të ndryshojë filozofia e trajtimit të bashkisë sikur të jetë një pronë e kryetarit.

“Së pari, betejën se kam thjesht me Sakon por dhe me Dakon, jo personalisht por për filozofinë e drejtimit të bashkisë së Durrësit. Bashkia ka kohë që drejtohet sikur ta kenë pronë të tyren. E trajtojnë sikur e kanë të veten. Filozofia është të mos e trajtosh si ta kesh pronë por ta kthesh në shërbim të qytetarëve. Pronarët e vërtetë janë qytetarët.

Ditën që ata votojnë është dita që ata të firmosin je apo jo administrator i tyre por nuk je pronar i tyre. Në këto 16 vite të Dakos dhe 4 vite të Sakos, ku duket që është përsëri Dako mbrapa, është e njëjta filozofi. Vetëm një grup njerëzish që marrin përfitime, investime pa kriter.“, tha ai.

Cara u pyet gjithashtu nga gazetarja edhe për procesin e rindërtimit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet ndërsa premtoi se brenda vitit 2024 do të mbyllë përfundimisht procesin e rindërtimit në këtë qytet.

“Do ta nis me atë që tha Rama. Në 2022 tha se nuk do të ketë asnjë ndërtesë të pabërë. Sot që flasim shumica e shkollave janë të pabëra. Gjimnazet e Durrësit nuk funksionojnë të dyja. Mbi 50 për qind e banesave nuk kanë përfunduar. Si ka mundësi që 18 milionë euro i çojnë për hidrovorin dhe nuk bëjnë ndërtime për qytetarët.

Mendoj se një premtim do t’u bëj durrsakëve se viti 2024 do të jetë i fundit që do të jetë mbyllur procesi i rindërtimit. Nuk mundet më që paratë e qytetarëve t’i çojnë për luks, për veliera shëtitore, ndriçime dhe të mos mbarojnë hallet e qytetarëve të Durrësit.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!