Bashkia Durrës i akordon 1.5 milionë lekë familjes Konçi

schedule21:54 - 8 Nëntor, 2017

schedule 21:54 - 8 Nëntor, 2017

1.5 milionë është fondi që pritet ti vijë në ndihmë familjes Konçi, të cilët humbën tre femijë të mitur nga zjarri që përfshiu banesën ku jetonin. Këshilli Bashkiak Durrës në mbledhjen e radhës miratoi fondin e propozuar në rendin e ditës nga bashkia e qytetit. Shuma monetare për familjen Konçi do të kalojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme për vazhdimin e procedurave të mëtejshme. Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 shtator të këtij viti në fshatin Romanat të Durrësit, kur tre të miturit të moshës katër vjeç, humbën jetën në banesë. Në momentin e ngjarjes asnjëri prej prindërve nuk ndodhej në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!