Exequiel Palacios dhe Yesica Frias u njohën në vitin 2018, u martuan në vitin 2021 dhe janë afër divorcit tashmë.
E rikonstrukturuar nga “Marca”, bashkëshortja e tij ka nxjerrë në shitje të gjitha sendet personale të futbollistit, madje edhe fanellën me të cilën ai doli kampion bote me Argjentinën dhe medaljen që mori në Katar.
Gruaja pretendon se lojtari nuk po i siguron më paratë e nevojshme për të qëndruar në banesën e saj dhe për të mbuluar shpenzimet e saj, për këtë arsye ka vendosur të shesë të gjitha sendet personale të mesfushorit të Bayer Leverkusen./ h.ll/abcnews.al