Bashkëshortja fundos Weinstein pas skandalit për ngacmimet seksuale

schedule19:22 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 19:22 - 20 Dhjetor, 2017

Bashkëshortja mund t’i marrë mbi 11 milionë dollarë producentit Harvi Uajnstin për shkak të divorcit. Kjo është goditja e radhës për të pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale nga shumë aktore.

Pasi në fillim të tetorit erdhën akuzat e para kundër Harvi Uajnstin, bashkëshortja e tij Xhorxhina Çapmën njoftoi se dëshiron të ndahet nga producenti i Hollivudit. E rëndësishme, në këtë rast koha, e cila i buzëqesh 41-vjeçares. Me 15 dhjetor çifti ka kaluar mbi 10 vite martesë, duke vendosur në fuqi një klauzolë të marrëveshjes së martesës: Xhorxhina mund të marrë 400 mijë dollarë për çdo vit dhe një shumë totale prej 11.7 milionë dollarësh.

Mediat amerikane kanë publikuar të dhënat e marrëveshjes paramartesore të ish-çiftit tashmë. Deri në 14 dhjetor, kontrata përcakton përfitimin e një shumë prej 300 mijë dollarësh për 41-vjeçaren. Klauzola të tjera gjithashtu detyrojnë Uajnstin t’i paguajë asaj një rrogë mujore prej 25 mijë dollarëve për banesën.
Kjo është goditja e radhës që merr producenti hollivudian pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale. Ndaj tij është hapur edhe një proces gjyqësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!