Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

​Bashkëshortja e Rexhep Selimit sqaron rastin e avokatit David Young

schedule16:27 - 1 Maj, 2023

schedule 16:27 - 1 Maj, 2023

Shqipe Mehmeti – Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka bërë një sqarim publik, përmes të cilit ka thënë se avokati David Young mbetet pjesë e ekipit mbrojtës së ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, Mehmeti – Selimi ka thënë se për arsye shëndetësore të avokatit David Young, avokat kryesor do të bëhet Geoffrey Roberts.

“SQARIM

Të nderuar qytetarë

E ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut.

z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young.

Ekipa mbrojtëse e Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë – me intensitetin dhe harmoninë e zakonshme.

Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve”, ka shkruar ajo në Facebook. /KosovaPress

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!