Bashkëshortja e ish këshilltarit të Clinton: Prindër shihni filma porno bashkë me fëmijët tuaj

schedule15:34 - 22 Korrik, 2020

schedule 15:34 - 22 Korrik, 2020

A duhet të shohin  fëmijët porno? Ata  do të shohin edhe nëse ju i thoni jo kështu që prindërit duhet të shohin porno me ta,  kështu ka deklaruar  aktorja Ali WentWorth, bashkëshortja e ish këshilltarit të Clinton , duke shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

“Në porno gratë janë të kushtëzuara të duken dhe të veprojnë në një mënyrë të caktuar,” tha Wentworth.

“Ata thjesht po performojnë dhe është e pakëndshme  të kesh djem që shohin femra në porno duke menduar së femrat duan pikërisht diçka të tillë. Ju nuk mund t’i ndaloni ata të shohin porno, kështu që unë do të preferoja të shikoja porno së bashku me ta qoftë edhe një herë. ”

Komentet e saj bënë bujë në mediat sociale, shumica komentuan se të shohësh porno me fëmijët është abuzim për ta.

Kultura jonë i ka rrënjët e kalbura. Do të duhen breza për të rregulluar atë që kemi bërë. Por ne duhet të fillojmë ta bëjmë, ” tha  Jason Howerton në një status.

Wentworth dhe Stephanopoulos u martuan në 2001 dhe kanë dy vajza, Harperin 15-vjeç dhe Elliott 17-vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!