Bashkëshortja e Charles: Do ta kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e Mbretëreshës

schedule09:18 - 19 Shtator, 2022

schedule 09:18 - 19 Shtator, 2022

Bashkëshortja e Mbretit Charles, Camilla ka dhënë një mesazh emocionues përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Ajo ka folur tepër e prekur për kujtimet e saj personale me të.

LEXO EDHE: Lamtumirë Mbretëresha Elizabeth! Të gjitha detajet se çfarë pritet të ndodhë sot në Angli

“Ajo ka pasur sy të mrekullueshëm blu, të cilët kur buzëqeshte, i ndriçonin gjithë fytyrën. Do ta kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e saj. Ajo buzëqeshje është e paharrueshme”, tha Camilla.

Ndërkohë, gruaja e Mbretit Charles foli edhe për mënyrën sesi mbretëresha krijoi rrugën e saj në një botë të dominuar nga meshkujt. “Ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sonë. Unë jam 75 vjeç tani dhe nuk më kujtohet që dikush tjetër përveç Mbretëreshës të jetë atje “, vëren Camilla.

“Duhet të ketë qenë kaq e vështirë për të që të ishte gruaja e vetme. Nuk kishte kryeministre apo presidente femra. Ajo ishte e vetmja, ndaj mendoj se e ka skalitur vetë rolin e saj ”, nënvizon bashkëshortja e mbretit.

Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator, edhe nga ai moment Charles është monarku i ri dhe udhëheqësi i fronit britanik, ndërsa djali i tij, William, është Princi i Uellsit./abcnews.al