Bashkëshortja e Arkanit bëhet gati për koncert në veri të Kosovës

schedule09:49 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 09:49 - 8 Dhjetor, 2018

Ministri i Kulturës në Kosovë ka kërkuar të ndalohet një koncert i bashkëshortes së Arkanit në pjesën serbe të Mitrovicës. Vetë këngëtarja e njohur, Ceca, ka deklaruar se nuk i trembet hyrjes në Kosovë, pavarësisht krimeve të bashkëshortit të saj në këtë vend.

Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar t’ia ndalojnë hyrjen këngetares Sfetllana Razhnjatoviç, e njohur me emrin Ceca. Në veri të vendit, po bëhen përgatitje për ta pritur ish-bashkëshorten e serbit Zhelko Raznjatoviç, ndryshe Arkani, i njohur për krimet e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës. Këngëtarja e turbo-folkut, ka thënë se nuk frikësohet të hyjë në Kosovë, pavarësisht krimeve që janë kryer nga ish-bashkëshorti i saj.

Ndërkaq ministri i Kulturës në Kosovë, Kujtim Gashi, është shprehur kundër performancës së Cecës në Veri të Mitrovicës. Ai tha se autoritetet përkatëse duhet t’ia ndalojnë hyrjen në Kosovë. Kurse nga Ministria e Brendshme nuk ka ende ndonjë deklaratë për këtë çështje.

Kurse policia e Kosovës në Mitrovicë ka thënë se është gati për koncertin e këngëtares serbe. Sipas Besim Hotit, pavarësisht kush performon në koncert, policia do të ndërmarrë masat e sigurisë për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Para disa ditësh institucionet e Kosovës kanë ndalur disa sportistë serbë, të cilët nuk kanë marrë leje nga federata. Lëvizjet mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht profileve, janë vështirësuar që nga dita kur qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100 për qind produkteve serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!