Bashkëshorti humb jetën nga COVID-19, gruaja: “ Ky virus nuk njeh gjini”

schedule15:53 - 2 Prill, 2020

schedule 15:53 - 2 Prill, 2020

Conrad Buchanan, një DJ 39-vjeçar nga Florida, vdiq pasi testoi pozitiv për koronavirusin. Ai performoi për qindra njerëz një javë para se të sëmuret.

Gruaja e tij, Nicole, tha që ai nuk kishte ndonjë problem të tjera shëndetësore. Ai filloi të ndihej keq më 14 mars, por nuk u pranua në spital deri më 22 mars, shkruan CNN.

Nicole Buchanan tha që të gjithë duhet ta marrin seriozisht koronavirusin dhe virusi nuk prek vetëm individët e moshuar ose ata me problem shëndetësore. Ajo gjithashtu ka testuar pozitive për virusin.

“Ky virus nuk njeh gjini dhe  të shohësh atë që duhej të kalonte burri im ishte e tmerrshme. Dhe tani jeta jonë është shndërruar në këtë makth të tmerrshëm. Ju të gjithë duhet ta merrni seriozisht këtë, Sistemet tona spitalore nuk janë gati, rrini në shtëpi, “tha ajo me lot në sy./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!