Bashkëpuntor i Taçit dhe i “Cosa Nostras”, sipërmarrësi kaloi miliona euro nga një bankë në Tiranë

schedule10:03 - 12 Nëntor, 2021

schedule 10:03 - 12 Nëntor, 2021

Detaje të reja janë zbardhur nga skema e pastrimit të parave që drejtohej nga sipërmarrësi italian Francesco Zummo, që sipas SPAK në Shqipëri zhvillohej përmes Rezart Taçit, ish bosit të naftës në vend, dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, i pari i shpallur në kërkim ndërsa 2 të fundit të arrestuar ditën e sotme.

Francesco Zummo i cili akuzohet se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme jashtë vendit, veçanërisht në Zvicër e Shqipëri, mësohet se në vendin tonë kishte operuar në një bankë te nivelit te dytë.

Gushtin e kaluar, Prokuroria Shqiptare Kundër Korrupsionit raportoi te  prokurorët në Palermo se kishte bllokuar një llogari të hapur nga sipërmarrësi në një bankë në Tiranë me 19 milionë euro.

Lexo edhe: Lidhja me Taçin në Shqipëri, biznesmeni i hetuar nga Falcone, pasuria e Cosa Nostras dhe 200 mln €

Hetimi për këtë skemë pastrimi parash i nisur nga SPAK dhe në bashkëpunim me Antimafian italiane kanë zbardhur të gjithë skemën e pastrimit të parave të grupit kriminale Cosa Nostrën në bashkëpunim me 4 shtetas italianë.

Lexo edhe: Bllokohen 18 mln euro, shpallet në kërkim Rezart Taçi, arrestohen dy bashkëpunëtorët

Sipas SPAK skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin tjetër italian Fabio Petruzzella, të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin pastronin paratë përmes bizneseve të tij në Shqipëri në sektorin e naftës. Taçi ka përfshirë në këtë skemë pastrimi 2 të besuarit e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!