Policia ka arrestuar ditën e sotme tre infermiere dhe një sanitare tek Spitali “Covid 2, në lidhje me çështjen e Tire Alldervishit.
Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar fotot e kater të arrestuarave. Në foto shihni Rukije Hoxhën, Sidorela Çelën, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi.
Krahas sanitares Tire Alldervishi, me urdhër të prokurorisë u arrestuan edhe dy gratë e përmendura më sipër, infermierja Sheqerije Koçi; Mira Bushi si edhe sanitarja Rukije Hoxhaj.
Të katërta ato akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.
Skandali doli në pah rreth një muaj më parë pas denoncimit të vajzës së të ndjerës, sipas të cilës ajo kishte dhënë shuma të mëdha parash tek një sanitare e njohur si Tire Alldervishi me qëllim që të kujdeseshin për nënën e saj.
Pas disa ditësh në spital, nëna e saj ndërron jetë, ndërsa më pas zbulohet se gjithçka kishte qenë një mashtrim. /abcnews.al/