Bashkëpunoi në 6 rrëmbime, ish-kryebashkiaku dënohet me 92 vjet burg

schedule09:11 - 18 Maj, 2023

schedule 09:11 - 18 Maj, 2023

Jose Luis Avarca, një ish-kryetar bashkie në Iguala ( Meksikën jugore) u dënua të mërkurën me 92 vjet burg për rrëmbimin e  gjashtë personave në vitin 2013  dhe për përfshirje në zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014,

Ish-kryetari i bashkisë, 62 vjeç, u shpall fajtor në gjyqin për rrëmbimin në maj 2013 të gjashtë drejtuesve të komunitetit në komunën e tij. Midis tyre ishte Arturo Hernández Cardona, një drejtues i një organizate fermerësh, i cili u gjet i vdekur disa muaj më vonë.

Avarka ishte ende kryetar bashkie kur, natën e 26-27 shtatorit 2014 në Iguala, 43 nxënës të shkollës në Ayotchinapa u zhdukën, një rast që vazhdon të mos zgjidhet plotësisht dhe shkaktoi një protestë të madhe si në Meksikë ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Avarka u arrestua në nëntor 2014, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në zhdukjen e studentëve. Që atëherë ai ka qenë në burg.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!