Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

schedule10:00 - 2 Prill, 2022

schedule 10:00 - 2 Prill, 2022

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tashmë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë luftën kundër krimit. Nënshkrimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një vizite zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkrova me homologun tim Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan marrëveshjen mes dy qeverive tona për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit. Kjo marrëveshje është gjithashtu një gur themeli veçanërisht në shkëmbimin e informacionit, trajnimit policor e operacioneve të përbashkëta në funksion të rritjes së sigurisë për dy vendet tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan ministri Çuçi në një postim në Twitter.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!