Kreu i PD, Lulzim Basha është i gatshëm të bashkohet me kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, në funksion të realizimit të qëllimit të zgjedhjeve të parakohshme. I pyetur nga ABC News, Basha theksoi se dora e tij do të jetë e shtrirë për këdo që ndan të njëjtat qëllime me demokratët.
Lulzim Basha shtriu edhe njëherë dorën e bashkëpunimit për të gjithë ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike. I pyetur nga ABC Neës në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm me Bindjen Demokratike të drejtuar nga Astrit Patozi, Basha u tregua i gatshëm të bashkëpunojë me çdo person që ndan qëllime të njëjta me opozitën.
Në një intervistë për ABC Neës disa ditë më parë, ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi u tregua i hapur për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike për të detyruar qeverinë ta çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Kërkesën për një bashkim të gjithë faktorit opozitar e kanë bërë edhe aleatët e Partisë Demokratike. Përmes një platforme bashkëpunimi ata kanë kërkuar krijimin e senatit të opozitës, pjesë e të cilit do të jenë Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura intelektuale brenda dhe janë jashtë vendit./ABC News Albania 24/7