Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë “simbolik”/ Efektet me të dukshme në turizëm

schedule15:14 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 15:14 - 20 Dhjetor, 2024

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës ka parë progress ndër vite, por megjithatë mbetet ende ne nivele modeste. Më shumë se 180 marrëveshje janë nënshkruar mes vendeve në shumë fusha kyçe përfshirë doganat, energjinë, shërbimet konsullore, krijimin e dhomës së përbashkët ekonomike apo edhe shumë marrëveshje të tjera.

Deri më tani, rezulton se gjejnë zbatim rreth 60 prej tyre që kanë lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Në drejtim të shkëmbimeve tregtare, japim më shumë se marrim nga Kosova. Eksportet shqiptare drejt Kosovës kanë parë një tendencë në rritje, duke arritur në fund të vitit të kaluar në 40.9 miliardë lekë, teksa importet kanë një peshë më të ulët me një vlerë në 11.8 miliardë lekë përgjatë vitit 2023.

Pavarësisht potencialeve që vendet kanë, barrierat ekzistuese duket se pengojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes palëve.

Ndërkohë, fluksi i investimeve të huaja nga Kosova janë rritur përgjatë viteve, e po ashtu edhe numri i ndërmarrjeve kosovare që operojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave të Instat, vitin e kaluar ndërmarrjet nga Kosova që zhvillojnë aktivitetin në vendin tonë arriti në 519, rreth 59 më shumë se kundrejt vitit 2022.

Në drejtim të turizmit, vizitorët nga Kosova mbajnë edhe peshën kryesore. Sipas statistikave përgjatë 8-mujorit të këtij viti në vend erdhën 3.4 milionë shqiptarë nga Kosova, duke shënuar një rritje me më shumë se 15%. Dy qeveritë lehtësuan qarkullimin midis vendeve duke hequr kontrollet ne kufi, një marrëveshje që nisi zbatimin në qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!