Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka implikuar edhe vëllanë e tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin.
Përballë hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i Nuredin Dumanit, Dashamir Dumani.
Por sipas Dumanit, sqarime më të detajuara për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje.
Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes Plumbi i Artë si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.
Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin./abcnews.al