Bashkëpunëtor në pengmarrje, gjykata lë në burg 24-vjeçarin

schedule14:46 - 27 Gusht, 2019

schedule 14:46 - 27 Gusht, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Leandro Panën, 24-vjeçarin e arrestuar në Tiranë si bashkëpunëtor në pengmarrjen e Jetmir Terrollarit në Greqi.

Sipas organit të akuzës, 24-vjeçari është përgjuar teksa bisedon me burrin e tezes Hemal Noka ku i thotë se “do shkosh të marrësh 10 mijë euro vëllait të Jetmir Terrollarit pasi ja kishte atij borxh”.

Organi i akuzës e ka dërguar për ekspertim telefonin e Leando Panës për të vërtetuar nëse ky i fundit ka pasur dije për pengamrrjen që kishin kryer të afërmit e tij në Greqi.

Denoncimi në polici është bërë nga vëllai i viktimës. Sipas organit të akuzës shuma e borxhit që Jetmir Terrollari i kishte B. Muçës ishte 3 mije euro, ndërkohë që 4 të arrestuarit në Greqi i kanë kërkuar 10 mijë.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!