Bashkëjetonte në Belgjikë me një vajzë, detaje nga arrestimi i Leonard Dukës. Ja çfarë iu gjet në banesë

schedule10:16 - 17 Shkurt, 2023

schedule 10:16 - 17 Shkurt, 2023

Zbulohen detaje të reja në lidhje me të arrestuarin Leonard Duka, i cili u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të së martës së 14 shkurtit.

Burime për ABC News shprehen se në momentin e arrestimit Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Policia shqiptare përmes informacioneve kishte arritur që të zbulonte vendin se ku fshihej i shumëkërkuari Duka. Më pas kanë njoftuar autoritetet belge, të cilat arrestuan 37-vjeçarin.

Duka fshihej prej kohësh në Belgjikë, ku bashkëjetonte me një vajzë. Ndërkohë, policia belge po heton për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka që mund të kenë ndihmuar 37-vjeçarin të fshihej në këtë shtet. Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.

Leonard Duka ishte shpallur nw kwrkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ai gjithashtu dyshohet se është një nga autorët e vrasjes sw ish efektivit Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë./abcnews.al