“Bashkëbisedim me mjeshtrat”, Merita Spahija: Artistët e rinj risjellin veprat e njohura me frymën e kohës, ekspozita nis me Rilindjen

schedule09:31 - 15 Janar, 2025

schedule 09:31 - 15 Janar, 2025

Piktorja dhe kuratorja e artit, Merita Spahija ka folur në emisionin “Pas Mesnate” lidhur me ekspozitën e realizuar nga artistët e rinj me pikturat e arta të emrave të njohur.

Ajo ka theksuar se ekspozita nis me Rilindjen dhe arrin deri në vitin 1997.

Sipas Spahijat, të rinjtë intepretojnë dhe reflektojnë mbi krijimin e këtyre veprave, më pas i risjellin me frymën e kohës.

“Unë më shumë në përgjithësi kam qenë artiste e lirë dhe e kam pasur gjithmonë këtë pjesën e arkivës, ndoshta dhe nga edukata e shtëpisë sonë në Shkodër. Edhe unë kisha qejf ta filloja që nga Rilindja, mora Simon Rrotën si një nga autorët e parë, ka dhe të tjerë, por që arkiva kishte. Është një punë shumë e gjatë dhe do shumë kohë që t’i seleksionosh, por unë e zgjodha dhe në bazë të shijeve dhe të studentëve.

Mendoj që të gjithë studentat janë baza e parë e edukimit. Muzeu Galeria është një tempull. Të gjitha punët më surprizuan, ishin krejt të veçanta. Ishte shumë e bukur, sepse unë i pash nga fotografia në momentin kur i zgjodha dhe kur shkuam në laboratorin në Muzeu Historik, u befasova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!