Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkë me të birin dhunoi vëllanë, pranga 62-vjeçarit në Ksamil

schedule15:26 - 29 Korrik, 2025

schedule 15:26 - 29 Korrik, 2025

KSAMIL- Dy persona (babë e bir) janë arrestuar në flagrancë e në Ksamil pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar një person tjetri.

Sipas policisë, i dhunuari është vëllai i njërit prej agresorëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, thekson Policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!