Bashar al-Assad viziton Aleppon përherë të parë që nga viti 2011

schedule02:00 - 9 Korrik, 2022

schedule 02:00 - 9 Korrik, 2022

Presidenti sirian Bashar al-Assad udhëtoi sot, për herë të parë që nga viti 2011, në provincën e Aleppos, në veri të vendit, ku vizitoi një nga termocentralet më të mëdhenj në Siri.

Qyteti i Alepos, i cili ishte kryeqyteti ekonomik i Sirisë para vitit 2011, u bë skena e luftimeve të ashpra midis forcave qeveritare nga njëra anë dhe rebelëve dhe grupit të Shtetit Islamik nga ana tjetër në periudhën 2012-2016.

Assad shkoi në termocentralin në pjesën lindore të provincës me të njëjtin emër për të inauguruar fillimin e punës në një pjesë të termocentralit, sipas një mesazhi nga presidenca siriane në Telegram.

Rifunksionimi i plotë i termocentralit në fjalë do të kontribuojë në furnizimin me energji elektrike për Alepon dhe rrethinat e tij.

Assad gjithashtu mori pjesë në rihapjen e një stacioni të pompimit të ujit që ishte shkatërruar në vitin 2012, sipas njoftimit të presidencës në Telegram.

Beteja për kontrollin e qytetit të Alepos konsiderohet fitorja më e madhe e forcave qeveritare. Megjithatë, forcat qeveritare nuk e kanë rimarrë të gjithë krahinën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!