Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në turin e takimeve me qytetarët, u ndal së fundmi në Mallakastër, ku u zotua para qytetarëve se nuk do të ketë vend në qeverinë e re për politikanë që janë të lidhur me krimin. Lideri i selisë blu në fjalën tij tha se në Mallakastër ka dhe socialist që janë bashkuar me opozitën për të shpëtuar qeverinë nga krimi.
“Socialistë mallakastriotë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me hajdutërinë e Rilindjes nuk kanë asgjë të përbashkët me tradhtinë e rilindjes, me braktisjen nga Edi Rama të shqiptarëve, me korrupsionin dhe krimin njësoj si vëllezërit dhe motrat e tyre demokratë, Shqipëria kuqezi është bashkuar e gjitha rreth PD-së dhe opozitës, janë bashkuar dhe socialistët që duan ta shpëtojnë partinë e tyre nga kthetrat e krimit.
Ne do i japim fund zgjedhjeve me krimin që pjellin qeveri të krimit, me krimin dhe për krimin. Ne do ta presim nyjën që e lidh krimin me politikën. Ne do ta lidhim fatin e çdo qeveritari vetëm me fatin e qytetarëve. Parlamenti i ardhshëm, qeveria e ardhshme do ta kenë të lidhur fatin me qytetarët”, tha Basha.