Basha: Zgjidhja e krizës politike nuk do të vijë nga jashtë

schedule15:13 - 17 Shtator, 2019

schedule 15:13 - 17 Shtator, 2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është i bindur se zgjidhja e krizës politike do të vije nga brenda, pavarësisht takimeve dhe vizitave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve. Në një takim me strukturat e PD në Shkodër, kreu i demokratëve theksoi se platforma që opozita e bashkuar do të paraqesë do të jetë zgjidhje për krizën e thellë që, sipas tij, po kalon vendi.

Ndërkombëtarët do të jenë të mirëpritur të japin kontributin e tyre për krizën politike, por zgjidhjen opozita e bashkuar e pret vetëm nga një dialog i brendshëm mes forcave politike. Ky ishte qëndrimi që kryedemokrati Basha mbajti në Shkodër në një takim që zhvilloi me strukturat e Partisë Demokratike dhe kryebashkiaken në detyrë, Voltana Ademi.

Platforma që partitë e opozitës do të paraqesin pritet të jetë edhe rruga e daljes nga kriza dhe oferta e hapur për dialog me qeverinë për të gjitha çështjet për të cilin u bojkotuan institucionet dhe zgjedhjet vendore.

Nga Shkodra, Basha tha se të gjithë kryebashkiakët e veriut janë me precedent penalë dhe të lidhur me grupe kriminale ndaj edhe premtoi që opozita të jap zgjidhje përmes alternativës së saj.

Partia Demokratike pritet të publikojë javët e ardhshme platformën e saj për daljen nga kriza, të cilët e ka dakordësuar dhe do ta hartojë në bashkëpunim me aleatët e saj opozitarë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!