Basha: Zgjedhje pa PD-në nuk do pranohen

schedule17:11 - 10 Maj, 2019

schedule 17:11 - 10 Maj, 2019

Nga Kamza dhe Kavaja, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita të shtunën. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ndërkombëtarët janë të qartë në mesazhet e tyre se, zgjedhjet pa opozitën janë të paligjshme dhe nuk do të pranohen.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka dyshime që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 12 javë nga nisja e betejës opozitare u shpreh Lulzim Basha në Kamzë gjysma e punës është kryer.

Mesazhet e ndërkombëtarëve sipas Bashës janë të qarta. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi se asnjë akt i dalë nga parlamenti pas djegies së mandateve nga opozita nuk do të njihet.

Akuza shefi i selisë blu adresoi dhe në drejtim të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Nga Kamza, kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e të shtunës në Tiranë, ndërsa u shpreh se do t’i jepet goditja finale tiranisë së krimit. Mesazh të cilin Lulzim Basha e përsëriti dhe më pas në takimin me banorët e Kavajës.

Lulzim Basha thotë se kjo nuk është një betejë për rrotacion politik, por për transformimin e thellë të vendit. Me zgjedhje të lira do të ndërtojmë Evropën në vendin tonë tha Basha e do të ndalim eksodin drejt saj./ABC News Albania 24/7