Basha voton Ramën/ Bashkon votat për superpagat e gjyqtarëve kushtetues

schedule15:22 - 14 Shtator, 2023

schedule 15:22 - 14 Shtator, 2023

Kuvendi vendosi të rrisë pagat e gjyqtarëve kushtetues, duke e çuar në nivelin e 640 mijë lekëve në muaj për anëtarët, dhe mbi 700 mijë lekë për kryetarin e kësaj gjykate.

Por një vendim i tillë nuk do të ishte i mundur vetëm me votat e socialistëve, të cilët në këtë seancë kishin mangët kryeministrin që udhëton në Amerikë, dhe Arben Ahmetajn që ndodhet në arrati.

Pak përpara se seanca parlamentare të fillonte, Lulzim Basha u shfaq në oborr për të dhënë lajmin se kishte vendosur të bashkonte votat me Edi Ramën, por me kusht:

“Vota per rritjen e pagave eshte vote per pavaresine e gjyqesorit”

Votat e grupit të vogël demokrat që kontrollon Basha, mjaftojnë për të miratuar nismën, pavarësisht se grupi tjetër i demokratëve, ai më i madhi në numër, deklaroi votën kundër.

“Ne e kemi pensionin minimal, 75 mije leke te vjetra. Kryetari i kushtetueses merr sa 100 pensioniste me pension minimal”

Kjo rritje page për gjyqtarët kushtetues, e cila është e disata në radhë, u pa me dyshim edhe nga eskponentë të Partisë Socialiste. Fatmir Xhafaj që udhëhoqi reformën në drejtësi, abstenoi që në komisionet parlamentare, duke argumentuar se kjo trupë gjyqësore nuk e justifikon rritjen e pagës me ngarkesë apo vështirësi në punë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!