Basha: Vettingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

schedule13:48 - 13 Nëntor, 2021

schedule 13:48 - 13 Nëntor, 2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha këmbëngul në nismën e tij që ka depozituar në Kuvend për vettingun në politikë, pasi sipas tij shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit duke ndëshkuar politikanët e korruptuar dhe kthen pushtetin tek qytetarët.

Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.

Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë” shkruan Basha./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!