Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se po vazhdojnë negociatat me aleatët dhe shumë shpejt do të ketë një deklaratë nga grupi negociator.
Këto deklarata kreu i PD i bëri mesditën e sotme teksa po hynte në selinë e partisë demokratike. Aktualisht grupi negociator i selisë blu i kryesuar nga Paloka, Bardhi dhe Rushaj po vijon negociatat me Partinë Republikane dhe PDIU.
Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi i kanë dërguar në tryezë shifrat e e mbledhura nga historiku i votave për forcat e tyre politike në zgjedhjet e shkuara duke pretenduar më shumë mandate të sigurta në 25 prill./mv.abcnews.al