Kreu i demokratëve Lulzim Basha, me anë të një postimi në mediat sociale, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Basha uron që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie.
LULZIM BASHA NË MEDIAT SOCIALE
Të dashur bashkqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022!
Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Shqiptarëve një urim natën e ndërrimit të viteve u ka bërë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Në një postim në Facebook ku ka publikuar një foto familjare me tre fëmijët dhe kreun e shtetit Ilir Meta, Kryemadhi uron për qytetarët mbarësi, shëndet dhe shpresë për atë që rezervon e ardhmja. /abcnews.al/