Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përcjellë urimin e tij për presidentin Joseph Daul dhe PPE. Gjithashtu kryedemokrati ka uruar në veçanti fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit për President të Komisionit Europian Manfred Weber.
Lulzim Basha thekson se forca e qytetarëve është vota dhe se beteja e tyre për votën e lirë është një bëtejë jetike ndaj asnjë hap pas, duke i qëndruar vendimit të tij për të mos dialoguar me Ramën kryeministër.
“Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.
Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.
Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas!”/abcnews.al