Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

schedule13:41 - 13 Prill, 2021

schedule 13:41 - 13 Prill, 2021

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e sakrificës.

Basha në fjalën e tij thekson se në fund  të këtij muaji urojmë që të marrin fund dhe vuajtjet e Shqipërisë.

Ndër të tjera kryedemokrati thekson se lutjet e besimtarëve qofshin dhe për të gjithë ato familje që kanë humbur të afërmit dhe për të gjithë ato që po përballen me shëndetin e tyre.

Sipas Bashës ky është një muaj i sprovës së dyfishtë për të gjithë.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë klerikëve dhe udhëheqësve shpirtërorë që u shërbejnë të gjithë besimtarëve dhe kjo sakrificë që vjen në një kohë të ngarkuar nga situata pandemike dhe gjendja e përgjithshme. Kam bindjen se në fund të këtij muaji Shqipëria të përjetojë një çlirim, dhe fund të vuajtjeve, situatën së papunësisë, të nënave dhe të baballarëve tanë, dhe nga zemra uroj që sakrifica ju aj të shërbejë për ato që kanë humbur të dashurit për ato që po kujdesen për shëndetin e tyre. E di që ky muaj është një muaj sprove e dyfishtë jo vetëm për gjendjen në të cilën ndodhet vendi por dhe simbolika e gjendjes ku ndodhet vendi. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, ka thënë Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!