Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Georgia Melonin dhe “Koalicionin e djathtë” në Itali për fitoren.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë gjithmonë e artikuluar mbi një partneritet strategjik.
Basha: Urime “Forza Italia” dhe koalicionit të qendrës së djathtë për fitoren. I uroj punë të mbarë qeverisjes së një vendi me të cilin na lidh një marrëdhënie e vërtetë dhe e thellë. Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila gjithmonë është artikuluar nga një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë evropian.
La storica amicizia fra ?? e ??, da sempre articolata in una partnership strategica, è fondata su valori comuni che ci uniranno ancora di più nel nostro cammino europeo.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 26, 2022
FDI (Vëllezërit e Italisë) është partia e parë dhe, kur numërimi pothuajse po shkon drejt fundit, forca politike e ekstremit të djathtë që drejtohet nga liderja Giorgia Meloni ka kaluar pritshmëritë duke fituar me 26.10%.
Qendra e djathtë ( e përbërë nga FDI, Forza Italia dhe Lega Nord) në total kryeson renditjen me 44.05% dhe merr kështu një shumicë të qartë në Parlamentin e ri.
/Abcnews.al/