Nga selia e PD-së, Lulzim Basha në përfundim të protestës së opozitës u tha protestuesve se fundi i Kryeministrit Edi Rama është vulosur.
Lulzim Basha: Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestën dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugën, shtegun e shpresës i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme që do t’i rikthejnë vendit Parlamentin legjitim. Sot ju keni vulosur largimin e Edi Ramës si kusht i panegociushëm për qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me makinerinë e poshtër të propagandës. Nuk ja doli dot. Qeveria kriminale e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, fëmijëve e të rinjve. Asnjë veprim i kundërligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran./abcnews.al