Basha u prezanton programin e PD, Këshillit Rinor për Ballkanin: Cila do të jetë sfida ime si kryeministër

schedule18:40 - 13 Shkurt, 2021

schedule 18:40 - 13 Shkurt, 2021

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka prezantuar programin e PD-së për rininë një grupi të Këshillit Rinor të Ballkanit që sipas tij, u jep zgjidhje problemeve kryesore që ata kanë.

Kryedemokrati thotë se ka shpalosur programin e PD-së për rininë duke u ndalur tek dhënia e 5000 bursave të plota për të rinjtë si dhe zerimin apo përgjysmimin e tarifave universitare të studentëve në bazë të ekonomisë familjare.

Basha shprehet se sfida më e madhe do të jetë mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.

Kujtojmë se ditë më parë  Basha prezantoi programin e PD-së për rininë. PD premtoi se paratë që do t’ia marrë mafies do t’ua japë të rinjve për biznese.

Postimi i plotë

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave.

Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj. Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre. Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes. Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për…

Posted by Lulzim Basha on Saturday, February 13, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!