Basha: U miratua me votë unanime vendimi për djegien e mandateve

schedule19:43 - 19 Shkurt, 2019

schedule 19:43 - 19 Shkurt, 2019

“U miratua me votë unanime vendimi për djegien e mandateve”. Këtë deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë së PD gjatë një prononcimi për mediat.

I pyetur për reagimin e ambasadës amerikane, e cila bëri thirrje deputetëve që të refuzojnë djegien e mandateve, Basha u përgjigj se vlerëson demokracinë amerikane, por thekson se djegia e mandateve është rekursi i fundit i opozitës për të arritur një qëllim madhor.

“Për PD dhe për mua nuk ka frymëzimm më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane, në veçanti mes galerisë personaliteteve që kanë dhënë shumë veçoj Lincoln dhe dua ta citoj:.

Shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë”.

Basha pas mbledhjes së kryesisë:

Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi. Me votë unanime u miratua vendimi i grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të PD, vendim i cili do t’i përcillet për vendimmarrje finale nesër Këshillit Kombëtar të PD.

Pyetje: Zoti Basha a keni ju një qëndrim lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA?

Lulzim Basha: Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’jua them fare qartë: për PD dhe për mua, personalisht, nuk ka frymëzim më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane, veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.

“That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall know a new birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”.

Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar edhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës. Ne po japim. Dhe për ta përkthyer tani thënien e Presidentit Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë Amerikën!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!