Nga Juxhin Mustafaraj
Lulzim Basha i besoi disa muaj më parë 12 qarqe të vendit 19 drejtuesve politike për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet e 25 prillit. Renditja në lista e kandidatëve krijoi pakënaqësi, por megjithatë në këto zgjedhje gjithsecili kishte mundësi për të treguar peshën elektorale në zonën ku kishte marrë besimin e kryedemokratit Basha.
Nëse i referohemi rezultateve në marra nga drejtuesit politik konstatojmë se disa prej tyre kanë marrë një rezultat shumë herë më të ulët se përfaqësuesit e listës.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, drejtuesi i listës së Elbasanit, mundi t’i sjellë demokratëve 6 mandate por pavarësisht kësaj ka rrezikuar të marrë mandatin me 300 vota më shumë se kreu i degës së Elbasanit, Eugen Isai, i cili u skualifikuar pasi Luçiano Boçi theu herësin.
Gjithashtu edhe rasti i Korçës, ku nënkryetari i PD, Edmond Spaho udhëhiqte listën është renditur i katërti, në renditjen e udhëhequr nga Ervin Salianji si më i votuari.
Edhe përse nuk është përfunduar numërimi, edhe në Durrës, drejtuesi politik Edi Paloka nuk ka rezultuar të jetë më i votuari, në qarkun ku më e votuara rezulton kandidatja e 9, Manjola Luku.
Në Fier drejtuesi politik Enkelejd Alibeaj, renditet i dyti në qarkun që më i votuari rezulton ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj,
Vota personale nuk kanë marrë edhe shumë prej drejtuesve politik të PD në Tiranë. Lulzim Basha rezulton më i votuari nga strukturat e PD dhe qytetarët por drejtuesit e PD në Tiranë, Alfred Rushaj, Albana Vokshi dhe Aldo Bumçi.
Në Shkodër, Helidon Bushati drejtuesi politik i qarkut, renditet i dyti me numër votash ku ish-deputeti Bardh Spahia i renditur i shtati ka rezultuar më i votuari por pa mundur për të thyer herësin me 7219 vota.
Drejtuesit politik të cilët kanë rezultuar më të votuarit e qarkut janë Flamur Hoxha në Kukës, Xhelal Mziu në Dibër, Bujar Leskaj në Vlorë, Tomorr Alizoti në Berat dhe Tritan Shehu në Gjirokastër.
/abcnews.al/