Basha thirrje qeverisë për testime masive: Çdo ditë e humbur kushton jetë

schedule18:09 - 4 Prill, 2020

schedule 18:09 - 4 Prill, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me testimet duke theksuar dhe bërë thirrje qeverisë që ta aplikojë urgjentisht këtë mënyrë të tetsimit masiv tek qytetarët si e vetmja rrugë për të shkëputur zhinxhirin e transmetimit.

Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson dhe faktin që qeveri duhet të bëjë transparentë të gjithë kapacitete tona laboratorike.

Basha ndër të tjera shkruan se çdo ditë e humbur do na kushtojë shtrenjtë dhe sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Postimi i plotë:

Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.

Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!/abcnews.al