Basha mbledhje me aleatët, ambasadorët e BE mbërrijnë në seline blu

schedule09:00 - 19 Maj, 2020

schedule 09:00 - 19 Maj, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në një mbledhje aleatët.

Burime për ABC News kanë njoftuar se në mbledhje do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë të BE.

Siç shihet në foto, sapo ka mbërritur në selinë e PD, ambasadori Luigi Soreca.

Takimi do të mbahet një ditë pas protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe mësohet se do të diskutohet për vijimin e aksionit opozitar.

Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga AMT.

Basha pas protestës premtoi se do t’i qëndrojë kontratës që ka bërë me AMT-në dhe kur të vijë në pushtet do të ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte./abcnews.al