Basha: Të protestojmë për studentët, Unazën e Teatrin

schedule15:05 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 15:05 - 7 Dhjetor, 2018

Pas vendimit për të ndërprerë punimet në lotin e parë të unazës se re ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas tij, ky projekt është një megavjedhje për të cilën përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë. Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protesta dhe të bashkohen me studentët, banorët e unazës dhe ata që kanë dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Është besimplotë se shqiptarët janë bindur tashmë se projekti i unazës së re është një projekt vjedhjeje, dhe jo një projekt zhvillimi.

“Ne kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse cinizimi që ka mbirë kudo dhe helmimi nga propaganda e gënjeshtrat e qeverisë, i kanë penguar qytetarët të shohin të vërtetën”.

Por më mirë vonë se kurrë tha kryetari i Partisë Demokratike sipas të cilit pezullimmi i punimeve në një prej loteve të unazës së madhe tregon se nuk justifikohet me deklarata por me vendosjen para drejtësisë.

“Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës.

Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte korrupsioni dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nga më i thjeshti, tek më i larti nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë”. 

Ideatori i vjedhjes së unazës së re sipas Lulzim Bashës është ai që e artikulon prej kohësh.

“Është Edi Rama.

Shqiptarët më në fund po e shohin të vërtetën siç është: Edi Rama është hajdut”.

 Sot nuk duhet të heshtë askush, pavarësisht bindjeve apo simpative politike është thirrja e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Mos dëgjoni përccarësit. Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama me paratëv që ju ka grabitur ju, për t’ju shkurajuare për t’ju helmuar me cinizëm dhe mosbesim.

Sot ka një fakt të thjeshtë: Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me cdo mjet”. /abcnews.al